Damiano: Musa është fuks..


Kur djemtë po i këndonin ninullën “foshnjave” të futura në shtëpi nga Big Brother, Damiano dhe Danjelin akuzojnë Musën për një gjest që nuk u ka pëlqyer.

Të dy djemtë thonë se nuk do ja falin atij këto veprime, që sipas Damianos kanë qenë të ekzagjeruara.

“Nuk ja toleroj unë atij. Nuk e lë”, thotë Damiano.

“Që e pashë që e bëri një shenjë, e pashë”, i thotë Danjeli.

Damiano e akuzon Musën për hipokrizi në shtëpi.

“Se dalin të shtunën gjëra që nuk duhet të dalin. Kur nuk mban shaka, kur nuk mban trysni në lojë, mos bëj shaka. Kështu është fuks dhe në debate të mëdha flet për edukatën dhe kulturën ai”, thotë Damiano.

Ai mendon edhe përgjigjjen që do të ketë Musa në momentin kur të përballet me këtë.

“Prapë do të më thotë që e bëra pa qëllim”, shton Damiano, ndërkohë që Danjeli e mbështet gjithë kohën.

Por Kei ka një tjetër mendim. Ajo e këshillon Damianon që ta shmangë Musën.

Dona-Musës: S’kam rënë në dashuri..


Dona dhe Musa janë një çift tepër simpatik brenda shtëpisë së Big Brother, në mënyrë e tyre ata përpiqen të njohin akoma më tepër njëri-tjetrin.

Ndërsa ngacmohen me fjalë, por edhe me gjeste, Musa e pyet se çfarë do të mendonte shoqja e saj e ngushtë për ata të dy si çift. Dona përpiqet të evitojë përgjigjen, duke i thënë se e nënkupton se për çfarë e ka fjalën ai.

Por Musa vijon të ngulmojë dhe Dona i përgjigjet se “mos ki merak se nuk kam rënë në dashuri me ty”. “Vajte shumë larg, nuk e kisha aty”, i thotë ai.

TË NOMINUARIT E JAVËS JANE....


Me Donën dhe Musain u plotësua tabela e nominimeve, ku tre çifteve që kaluan automatikisht në televotim, iu bashkua edhe çifti Benardi me Xhenin.

Danjeli dhe Fotinia votuan për Kein me Vivin, vetë Kei dhe Vivi zgjodhën Benardin me Xhenin,, e po Benardin me Xhenin votoi edhe Lupçe me Katerinën. Vetë Benardi dhe Xhenin nominuan Kein dhe Vivin.

Dona dhe Musa ishte çifti i fundit që vendosi se cili nga çiftet Kei-Vivi dhe Benard-Xheni do të shkonin në nominim. Ata zgjodhën Benardin me Xhenin.

Kështu, në nominim shkojnë Benardi e Xheni dhe tre çiftet e ndëshkuar Damiano-Armela, Olsi-Fiorentina dhe Sidrita-Ervin.

Cili është çifti që duhet të lërë shtëpinë e Big Brother 9? VOTONI NË 56666 nga Shqipëria dhe 55099 nga Kosova!

Çifti i preferuar; Danjel dhe Fotini..


Të shtunën e kaluar, Big Brother njoftoi banorët dhe publikun për hapjen e një televotimi, ku gjithkush mund të votonte për çiftin e preferuar.

Në mbyllje të këtij televotimi Arbana u njoftoi banorëve dhe publikut çiftin e përzgjedhur.

Danjeli me Fotininë janë çifti më i votuar nga publiku, votë e cila u jep atyre imunitetin nga nominimet për javën e ardhshme.

Egnajti dhe Kleodiana, që këtë të shtunë janë çifti i analistëve, thanë se e prisnin këtë televotim dhe që të dy ata duket sikur kanë ndjenja të sinqerta dhe reale.

Dona i “propozon” për martesë Musës!!!


Ndërsa janë shtrirë në krevat, Dona e Musa bisedojnë edhe për planet e tyre për të ardhmen, pasi të dalin nga shtëpia e Big Brother.

Musa është i paqartë se çfarë do të bëjë pas eksperiencës “Big Brother”, ndërsa Dona i ka të qarta planet e saj dhe madje “planifikon” edhe për Musën.

Ndërsa ajo i tregon se pas “Big Brother” do të shkojë të takojë familjarët e saj, Dona i kërkon Musës që të vejë edhe ai në Shkodër, e me këtë rast të martohet, duke qenë se e ka thënë shpesh “Jam bërë për t’u martuar”.

Musa duke qeshur shprehet se nuk ka për ta bërë, por Dona nuk dorëzohet duke ia bërë më të qarta qëllimet e saja.

“Nëse ne vazhdojmë edhe jashtë, a do ta bëje?” e pyet Dona, e përgjigjja e Musës tanimë është pozitive “Normale që po”.

Olsit dhe Ervinit nuk i mbajnë më nervat, pështyjnë në fytyrë Damianon..


Thuajse në çdo debat që Ervini është vënë përballë Damianos e ka humbur toruan, por debati gjatë mesnatës së kaluar e ka kaluar limitin.

I ndjerë i provokuar nga fjalët e Damianos, ai e ka pështyrë në fytyrë disa herë atë. Gjest që më herët e ka bërë edhe Ols.

Një gjest i dënueshëm, për të cilin Big Brother do të vendosë edhe ndëshkimin përkatës.

Puthje në buzë mes Damianos dhe Armelës!!


Nuk kanë pritur aspak për t’i dhuruar njëri-tjetrit puthjen e parë në buzë.

Armela dhe Damiano u votuan nga publiku për të vazhduar lojën e tyre në Big Brother së bashku si çift dhe nuk kanë dashur të humbin kohë, të paktën për puthjen e parë.

Damiano i tregon Keit se në shtëpi me ta ishte edhe Liridoni, vëllai i Donjetës. “Një shok i mirë i imi”, i thotë ai.

“Prandaj nuk u puthe ti me Donjetën”, i thotë Kei.

Damiano tregon më pas për marrëdhënien e tij me Armelën, duke thënë se gjatë kësaj jave kishte pasur një debat të vogël, ndërsa më parë pati një marrëdhënie shumë të mirë. “Ne jemi çift tashmë”, thotë Danjeli dhe e puth në buzë Armelën.